”Kosherja” nis sot në ekranin e RTSH! Spektakli i humorit çdo të diel do të argëtojë publikun

Kulturë | 4 vite më parë

Nis sot në mbrëmje në ekranin e RTSH, edicioni i katërt i spektaklit të humorit, “Kosherja“.  Për të vijuar për 12 javë çdo të diel në orën 20:35 për herë të parë në ekranin e RTSH, shqiptarët do të argëtohen me spektaklin e humorit.

Nën regjinë e Altin Bashës, edhe themelues i këtij programi, me tre skenaristët; Nedian Gjeçi, Benada Mulla, Ali Petrela, që satirizojnë dukuritë dhe problematikat e shoqërisë sonë, që nga politika, arsimi, shëndetësia, punësimi, braktisja e vendit prej të rinjve sidomos.

Satirizojnë politikën që largon të rinjtë prej Shqipërisë, por 12 aktorët e rinj të Kosheres janë aty në skenë prej 4 vitesh, duke besuar te rritja në profesionin dhe vendin e tyre.

Çdo javë do të ketë një prezantues të ri nga bota e muzikës, kinemasë, teatrit, medias shqiptare. Këtë të diel prezantuesi Vip është këngëtari Devis Xherahu. Por nuk mungon as Maja, që këngët e saj në “Koshere” i sjell me humor.

Aktorët, prezantuesit, këngëtarët e ftuar si dhe publiku, mezi presin të nisë aventura prej 12 javësh e këtij spektakli që argëton, por mbi të gjitha edukon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme