Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Begaj: Arritje e merituar, reflektim i standardeve evropiane

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas miratimit të raportit për propozimin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Begaj shkruan se kjo është një arritje e merituar e Kosovës drejt anëtarësimit të plotës në Këshillin e Evropës.
Sipas Begajt, miratimi i sotëm i raportit nga Komiteti i Politikave të Jashtme të Asambelsë së Parlamentit Evropian nxjerr në pah përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.
“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj.
Raporti i hartuar nga ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, u miratua me 31 vota duke e bërë këtë dokument një moment historik për Kosovën.
Më herët, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, Blerina Gjylameti u shpreh se ky anëtarësim nuk ka të bëjë me pranimin ose jo të njëri-tjetrit, “por pranimin e përpjekjeve të secilit për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.”
Ky raport do t’i kalojë më pas për shqyrtim Asamblenë Parlamentare të KiE në muajin prill.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




