Kosovë-Serbi/ Sholz: Po punojmë për zgjidhjen e situatës së vështirë

Rajon | 3 vite më parë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz (Scholz), ka deklaruar se po punohet për zgjidhjen e situatës të cilësuar si “të vështirë”, mes Kosovës e Serbisë.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Sholz u shpreh se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit të Ballkanit, Berlini është në anën e procesit të anëtarësimit në BE.

“Po punojmë shumë për ta zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit”, u shpreh Scholz.

Ky i fundit së bashku me disa liderë të tjerë evropianë u takuan në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), për gjetjen e rrugës për normalizimin e marrëdhënieve dhe për zbatimin e marrëveshjeve mes tyre.

Në takim, u paraqit draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kurti e pranoi, por kërkoi nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, të cilën Vuçiq refuzoi ta bënte.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme