Kovaçi i fundit në Dropull – Jani Miçi, 55 vjet në këtë zanat, vijon me pasionin e ditës së parë

Jani Miçi, sot është 73 vjeç dhe ka filluar profesionin që kur ishte fëmijë. Prindërit, nuk kishin mundësi ekonomike për t’a shkolluar dhe u detyrua të ushtrojë këtë profesion të vështirë prej gati 6 dekadash.
Atë e gjen aty, në kovaçanën tradicionale të Vriserasë në Dropullin e Sipërm. Çdo ditë, në shi dhe në diell. Në ditë pune, por edhe në ditë pushimi, kur e kërkojnë klientët në telefon.
I brengosur dhe i mërzitur që brezi i ri nuk ka dëshirë të ushtrojë këtë profesion që është në zhdukje.
Madje, me heshtjen e tij, ai e pranon që mund të jetë kovaçi i fundit në Dropull dhe, jo vetëm. Megjithatê, ai është këmbëngulës, si çdo ” I fundit i mohikanëve”.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




