Kovaçi, zanati që rrezikon zhdukjen, Konstandin Qosja 50 vite në shërbim të bujqve të Elbasanit

Sociale | 3 vite më parë

Konstandin Qosja nga fshati Tregan i Elbasanit 52 vite ia kushtoi profesionit të kovaçit. Në kovaçanën e tij nuk mungon asnjë mjet pune që bujqit e Elbasanit i kanë të domosdoshme për punët e tyre kryesisht në bujqësi.

Ndryshe  nga vitet e kaluara ku kovaçi kryente punë e kooperativës së dikurshme, sot ai u vjen në ndihmë fermerëve për gjithçka si në kalitjen e  sopatave, çfurqeve, kosave të barit deri në zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara në makineritë bujqësore.

Kostandini ka punuar për mbathjen me patkonj të kuajve, ka realizuar qafore për qentë e staneve dhe veshjen e dyerve të shtëpive e kasolleve  të banorëve të shumë fshatrave. 

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme