KQZ diskuton për fletët e votimit, mungesa e emrit të Ilir Metës ngjall debate

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton të shtunën në lidhje me fletët e votimit që do t’u jepet zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në krah të çdo partie politike KQZ ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike. 

Por në rastin e koalicioneve emrat e kryetarëve mungojnë.

Por sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka deklaruar se në fletët e votimit demo të paraqitura nga KQZ, ka një problem. Sipas tij krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vënë emri i drejtuesit të koalicionit, kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Zoti Sefa tha se me një fletë të tillë votimi po shkelet ligji.

Edhe përfaqësuesi i PS Eridian Salianji kërkoi vendosjen e emrit të zotit Meta në fletën e votimit.

Por në një shpjegim në lidhje me ngjarjen përfaqësuesi i PL, Altin Kaziaj, tha se ekzistenca ose jo e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i Metës. “Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet”, tha zoti Kaziaj.

Për komisionerin Ilirjan Celibashi principi kryesor në ligj është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas tij e gjitha kjo varet nga dëshira e koalicionit vetë nëse do apo jo. “Është tërësisht interesi i ligjshëm i atij që lidhet me emrin apo të dhënat e tjera të subjektit”, tha Celibashi.

Përfaqësuesve të PL ju dha një orë kohë të vendosin nëse do të vendosin emrin e kryetarit në fletë votimi apo jo. 

Vendimi pritet të merret në orët e ardhshme.

 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme