KQZ publikon të dhënat më të fundit për numërin e votave të numëruara të diasporës, PS kryeson me 54.20% ndaj PD-së, e cila ka 28.29% të votave

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të mërkurën në orën 17:30 numrin e votave të numëruara të diasporës. Sipas të dhënave zyrtare, janë numëruara 100 835 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste ka marrë 54 164 ose 54.20% në total, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta, duke marrë 28 273 vota ose 28.29% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8 402 vota ose 8.41% në total.

Votat për subjektet e tjera:

Partia Mundësia ka marrë 3 589 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 2 615 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 1 155 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 700 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 272 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 561 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 150 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 56 vota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme