KQZ shpërndan fondet vjetore për partitë politike, PS merr dhe PD marrin pjesën kryesore

Politikë | 3 vite më parë

Rreth 200 milion lekë do të shpërndahen për partitë politike, fonde të cilat shpërndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në formën e ndihmës financiare për vitin 2024.

“Është e qartë që ligji përcakton rregullat mbi shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Sipas dispozitave të ligjit, 70% e fondit ndahet bazuar në numrin e deputetëve që një parti politike ka fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 20% ndahet në mënyrë të barabartë mes partive që kanë fituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% ndahet sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1% të votave në shkallë vendi”, tha Celibashi.

Në ndarjen e fondeve, Partia Socialiste si fituese e numrit më të madh të vendeve në Parlament në zgjedhjet e fundit parlamentare, i takojnë më shumë se 151 milionë leke, Partia Demokratike merr mbi 101 milionë lekë, Partia e Lirisë 15 milionë, Socialdemokratët 12 milionë, Republikanët 11 milionë, teksa  nga 8 milionë secila përfitojnë  PDIU,  PPDNJ, PAA, LZHK, Lëvizja e Legalitetit, ndërsa Nisma Thurje merr 6 milionë.

Çdo parti politike do të tërheqë paratë me kushtin që të kenë depozituar brenda datës 31 mars raportin financiar të të ardhurave për vitin 2023, ndryshe fondet nuk do t’i shpërndahen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme