Kremlini: Nuk ka gjasa për bisedime mes Moskës dhe Kievit, operacioni do vijojë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se për momentin nuk ka gjasa për bisedime mes Moskës dhe Kievit, prandaj operacioni special ushtarak vazhdon.
“Deri më tani, në këtë moment, nuk ka premisa për bisedime sepse të gjithë e dinë mirë qëndrimin e Ukrainës për të refuzuar çdo lloj negociatash. Kështu që operacioni special ushtarak vazhdon,” tha zyrtari i Kremlinit.
Peskov nënkuptoi se qëndrimi i presidentit rus Vladimir Putin mbetet i njëjtë, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje nëse drafti i marrëveshjes së Stambollit mund të shërbejë si bazë për bisedimet me Kievin.
Më 11 prill, Putin dhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko zhvilluan bisedime në Kremlin, ku kreu i shtetit rus theksoi përsëri se Rusia nuk e kishte refuzuar kurrë një zgjidhje paqësore të argumenteve dhe ka qenë gjithmonë e prirur ta zgjidhë konfliktin në këtë mënyrë.
Nga ana e tij, udhëheqësi bjellorus vuri në dukje se marrëveshjet e Stambollit, të prodhuara në pranverën e vitit 2022, mund të shërbejnë si pikënisje për bisedimet për zgjidhjen e krizës ukrainase./TASS
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




