Kreu i AKSH-it në mbledhjen e qeverisë: Do të zbatojmë standardet e miratuara me Bankën Botërore për shërbimet online!

Rikonceptimi i platformës qeveritare të ndërveprimit, do të synojë standartet më të mira për shërbimin on-line.
Në thelb ky ka qenë prezantimi i drejtoreshës së AKSHI-t, Linda Karçanaj të premten gjatë mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, që po mbahet në Tepelenë.
Në fjalën e saj, zonja Karçanaj theksoi se këtë vit në platformën qeveritare të ndërveprimit u kryen rreth 250 milionë veprime.
“Shërbimet do të jenë të konceptuara si mikroservise, pra të mos kemi atë “error-in” që nuk merret vesh ku është e keqja te interneti apo te shërbimi! Nuk i duhet fare qytetarit ku është e keqja! Qytetari e bën shërbimin dhe ai ngelet diku!” tha ajo
Zonja Karçanaj premtoi se “Do të zbatojmë standardet tashmë të miratuara me Bankën Botërore për shërbimet online”. “Jemi pranë një hapi të madh të kalimit në shërbime cilësore dhe shumëfish më të shpejta për qytetarët shqiptarë dhe bizneset” tha ajo.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




