Kreu i Kuvendit të Britanisë së Madhe pret Edi Ramën: Luftë të përbashkët ndaj rrjeteve kriminale

Gjatë vizitës së tij në Londër, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Në këtë takim, kreu i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur keqardhjen për retorikën e përdorur nga politika britanike ndaj shqiptarëve. Ndërsa është nënvizuar domosdoshmëria e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale.
“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në rrjetin social, Facebook, të kryeministrit Edi Rama.
Ndërkaq, kryeministri është takuar edhe me kryeministrin britanik, Rishi Sunak
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




