Kreu i shtetit Ilir Meta, pret presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim homologen kosovare, presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, Meta nënvizoi rëndësine e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Me rëndësi është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Falenderoj Vjosa Osmani për vullnetin. Një ndër më të rëndësishmet është sfida e pandemisë së Covid-19, pasojat e rënda ekopnomike sociale, në këtë drejtim ne kemi treguar vullnetin për të bashkëpunuar të dy vendet që ta kaërcejmë sa më mirë, me një kosto sa më të ulët. I shpreha falenderimet Osamanit dhe të gjithë popullit të Kosovës për ndihmën e që ka dhënë Kosova për Shqipërinë si në rastin e tërmetit të 26- nëntorit. Kjo vizitë do të na shërbejë për të forcuar marrëdhëniet dhe për të konfirmuar faktin se Shqipëria dhe Kosova mbeten faktorë të rëndësishëm.”, deklaroi Meta.
Vjosa Osmani i quajti raportet mes dy vende si raporte motrash, pasi motrat janë më të sinqerta. Ajo kërkoi mbështetjen e Shqëpërisë për evidentimin e krimeve të Serbisë.
“Unë i quaj raporte motrash, se janë më të sinqerta, jo raporte vëllazërore. Rruga e Kosovës ka qenë gjithnjë plot sfida, por Shqipërinë e kishim gjithmonë në krah. E vërteta është se në Kosovë është Serbia që ka kryer gjenocid dhe krime lufte. Ne kemi nevojë për ndihmën e Shqipërisë që të mos tjetërsohet e vërteta.”, deklaroi Osmani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




