Krifca: Modeli i agroturizmit rrit vlerën e prodhimeve bujqësore

Ekonomi | 3 vite më parë

Modelet drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, dhe më të qëndrueshme u diskutuan në një panel e nivelit të lartë të sistemeve ushqimore të Kombeve të Bashkuara, zhvilluar në Itali.

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca në fjalën e saj në këtë takim theksoi se arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit.

“Hulumtimet e vazhdueshme tregojnë se respektimi i një diete mesdhetare ofron përfitime shëndetësore, por gjithashtu promovon prodhimin dhe të ardhurat e qëndrueshme, mbron biodiversitetin e pasur, përmirëson ndërveprimet njerëzore – ndërsa ushqimet shijohen përmes lidhjes së njerëzve, komuniteteve, kulturës dhe historisë”.

Në lidhje me përballimin e këtyre sfidave nga Shqipëria, Ministrja Krifca foli edhe për modelin e zhvillimit bujqësor që po zhvillohet në Shqipëri.

“Në Shqipëri po  jep rezultate mbresëlënëse një modeli i bazuar në diversifikimin e aktiviteteve në nivel ferme, që lidh bujqësinë me turizmin, duke nxitur një lidhje më të fortë me rrënjët për të rinjtë tanë. Ky model mbështetet në forcimin dhe zgjerimin e njohurive në nivel ferme dhe integrimin në mënyrë të vazhdueshme të inovacionit për të mundësuar produkte cilësisht më të mira dhe me vlerë të shtuar më të lartë”.

Në samit marrin pjesë kreu i Organizatës Botërore së Ushqimit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, etj.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme