KROACI – 2 919 raste me COVID-19 në 24 orë

Botë | 6 vite më parë

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 2 919 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 23 062.

Në mesin e pacientëve aktivë, 2 273 janë në spital, nga të cilët 260 në terapi intensive.

Gjithashtu njoftohet se 57 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 126 612 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 1 712 kanë humbur jetën dhe 101 838 persona janë shëruar, përfshirë 3 373 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 50 603 persona janë në vetizolim.

Deri më sot, gjithsej 744 319 persona z janë testuar, nga të cilët 8 217 në 24 orët e fundit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme