KROS TEYC, gara sportive me nxënës nga gjimnazet e Tiranës

Sociale | 4 vite më parë

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe “Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor realizoi Aktivitetin Sportiv: KROS TEYC, pjesë e projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’.

1500 nxënës, 20 Shkolla të Mesme të Tiranës, 80 Mësues Edukimi Fizik (MEF) dhe 35 vullnetarë, ishin pjesë e kësaj gare dhe projekti ku çdo gjimnaz u përfaqësua nga nxënësit dhe mësuesit respektivë.

Qëllimi i projektit është masivizimi i lëvizjes sportive në shkollë dhe konsolidimi i sistemit sportiv shqiptar për të siguruar mirëqenien dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete sportive.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme