Krujë: Vijon puna për riparimin e pasojave nga reshjet e dendura të shiut
Sociale | 6 vite më parë

Në bashkinë e Krujës vijon puna për të riparuar e sistemuar gjithë pasojat që lanë reshjet e dendura të shiut përgjatë këtyre ditëve.
Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, tha se “i gjithë rrjeti ujësjellës është funksional, ndërsa masivi shkëmbor në Abaze nuk përbën më problem për lëvizjen e mjeteve”.
Sipas tij, po punohet në rrugën rurale të Kroit të Madh.
“Edhe nesër e deri në sistemimin e problemit të fundit, do punojmë për të kthyer normalitetin në lëvizjen e banorëve”, – tha Bushi.
Në bashkinë e Krujës për shkak të reshjeve të shumta të shiut situata u paraqit ditët e fundit problematike në Murqinë, Mallkuç dhe Derven, ku uji mbuloi vetëm tokë bujqësore dhe një familje u evakua.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




