Kryebashkiaku Çaçi për RTSH: Presim që turizmi në Sarandë të rritet me 25%

Politikë | 3 vite më parë

Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi ka deklaruar se për një periudhë 10-vjeçare Shqipëria do të ketë vetëm rritje në turizëm.

Sa i përket Sarandës, Çaçi pret një rritje të turizmit me 20-25%, krahasuar me 2023-in.

“Nuk është se viti 2023 pati rezultatet më të larta. Shqipëria çdo vit do ketë rezultate të larta gjithmonë e më mirë. Ne jemi destinacion në eksplorim tashmë. Për një periudhë 10-vjeçare Shqipëria do ketë vetëm rritje, Saranda patjetër. Saranda është perla e Shqipërisë. Ne presim rritje 20-25%.

Po marrim masa, prandaj dhe po vijmë në Fiturin e Madriti, që të kemi gati si bashki të presim këtë fluks në rritje që po ndodh jo vetëm në qytetin e Sarandës, por në gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai për gazetaren e RTSH-së, Denada Shkodrani.

Kryebashkiaku ndodhet në Spanjë në kuadër të “FITUR 2024”, ku të pranishëm janë disa kryebashkiakë, Ministrja e Turizmit dhe Kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme