Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Synojmë turizëm elitar, gati projektet e reja

Politikë | 2 vite më parë

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” u ndal te të gjitha investimet e kryera gjatë periudhës që është në krye të këtij institucioni.

Memolla u shpreh se kultura, turizmi dhe infrastruktura janë tre prej prioriteteve të punës së tij gjatë këtij mandati të dytë.

Kryebashkiaku përmendi disa prej investimeve të kryera në qytet dhe fshatra, duke u ndalur te kthimi i Qendrës Kulturore në një qendër multifunksionale; investimi në zonën bregdetare, me synim turizmin elitar, ndërsa theksoi se ka ende shumë projekte për të cilat nevojitet ende shumë punë.

“Janë bërë shumë punë të mirë. Detyrimi ynë është që këto punë t’i çojmë përpara. Gjatë kësaj kohe jemi marrë me projekte të ndryshme në qytet. Ndryshimi duket. Kemi ende shumë punë për të bërë.

Ne e kemi nisur nga ana kulturore. Qendrën Kulturore e kemi kthyer në një qendër multifunksionale. Me donatorët e huaj kemi arritur ta kthejmë në një qendër, duke krijuar një bibliotekë për qytetin, një qendër për fëmijët me kurse të ndryshme dhe sallë për evenimente të ndryshme.

Këtë dhe projekte të tjera, siç është Ujësjellësi, duke pasur 24 orë ujë në ditë.

Promovimi i turizmit: zona bregdetare, po bëjmë një investim me Bankën Botërore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe qeverinë shqiptare gati 7 kilometra vijë bregdetare  për të krijuar një turizëm elitar. Ka shumë projekte të tjera  në fshatra, në njësitë administrative, në qytet me asfaltime, me fasadat e pallateve që po i ribëjmë. Ka shumë projekte për të cilat duhet punuar”, u shpreh Memolla.

Një prej objektivave të tij kur mori detyrën e kryebashkiakut, ka qenë bregdeti Spille-Vilë Bashtovë-Rreth Greth.

“Objektivi im ka qenë që institucionet për fëmijët të kenë komoditetin e duhur. Kemi bërë 6 shkolla të reja, kopshtin e ri. Fëmijët të jenë në komoditetin e duhur për të shpalosur idetë dhe dëshirat e tyre.

4 vite nuk janë mjaft për të përfunduar projektet. Një prej objektivave kur erdha është bregdeti Spille-Vilë Bashtovë-Rreth Greth të kthehet në turizëm elitar.

Kemi projekte për ujërat e zeza, ujësjellës-kanalizimet. Edhe te pjesa e bujqësisë kemi shumë punë, projektet janë në vazhdim dhe ka ende shumë punë të cilat nuk mendoj se do bëhen ndonjëherë 100%”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme