Kryebashkiaku Veliaj: KQZ-ja s’mund të jetë tryezë analistësh

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi që të mos veprohet me dy standarde lidhur me procesin e rindërtimit dhe strehimin e të gjitha familjeve që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku ishte sot në familjet e Ramazan Memës dhe Mariglen Ballës në Farkë, të cilat hynë në shtëpitë e reja, të sapondërtuara, ku edhe ftoi Partinë Demokratike të japë shembullin e saj duke ndihmuar procesin, e jo të pengojë ata që punojnë për këto familje.

Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të kujdeset për ecurinë e punës dhe procesit të rindërtimit, por sipas tij, këtë nuk e kuptojnë ata që deri dje, kur kishin të njëjtën detyrë, fjetën gjumë 4 vjet.

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme