Kryediplomati kinez mbërrin në Moskë, takohet me Lavrov

Kryediplomati kinez Wang Yi ka udhëtuar drejt Moskës, ku është takuar me Ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.Gjatë takimit, Yi ka deklaruar se “falë përpjekjeve” të presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin, marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen “në një mënyrë shumë dinamike”.
“Rusia dhe Kina mbeten të vendosura dhe të përkushtuara ndaj një bote shumëpolare pa hegjemoni”, tha Yi, teksa theksoi se do të punojë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit. Po ashtu, Yi u shpreh se pret që marrëveshje të reja të arrihen sot.
Po ashtu, kryediplomti kinez pritet të takojë edhe presidentin rus Vladimir Putin. Furnizimi me armë kineze për Rusinë do të rrezikonte një përshkallëzim të mundshëm të luftës së Ukrainës, në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, nga ana tjetër.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu se do të ketë një “luftë botërore” nëse Kina vendos të mbështesë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke thënë se “Kina është e vetëdijshme për këtë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




