Kryeministri i Bavarisë: Shqipëria i përket BE-së

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder ka vlerësuar lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Teksa ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në manastirin e Banz, Söder thekson se Shqipëria i përket Bashkimit Europian.

“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz. Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë. Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot (18 janar) një vizitë në Bavari ku mori pjesë edhe në forum strategjik të Unionit Social-Kristina (CSU), ku Shqipëria është marrë si një shembull suksesi në rajon në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme