Kryeministri Kurti uron nga Vlora: Shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ku ishte bashkë me krerët e shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së flamurit. “Gëzuar shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, e kudo që janë në Ballkan e mërgatë nëpër botë” tha zoti Kurti pas një vizite në një eskpozitë. Çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet e synimet e Skenderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi” tha
Zoti Kurti tha se pas festimeve në Shqipëri do të kthehen për festimet në Kosovë, pranë varrit të Adem Jasharit, ndërsa festimet do të vazhdojnë edhe të mërkurën. “Shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. E tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë ” tha ai.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




