Kryeministri Rama bën thirrje për rritjen e sigurisë rrugore

Sociale | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama publikoi të martën në rrjetet sociale një video sensibilizuese, me anë të së cilës bën thirrje për rritjen e sigurisë rrugore.

“Jeta është shumë e shtrenjtë për t’u vënë në risk nga një pakujdesi e vogël. Udhëtoni me kujdes!”, është mesazhi i videos sensibilizuese.

Kryeministri Rama ftoi ata që udhëtojnë me makinë ta ndjekin paraprakisht videon. Në të shfaqet një çift të rinjsh, të cilët teksa udhëtojnë me automjet në autostradë përdorin telefonin për të realizuar selfie duke rrezikuar shpeshherë edhe aksidentin.

Kohët e fundit në Shqipëri janë shtuar kontrollet me synim rritjen e sigurisë rrugore. Policia Rrugore veç patrullave në akset kryesore dhe ato problematike, kanë shtuar edhe kontrollet me drone.

Bashkë me kontrollet janë shtuar edhe masat e policisë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Vetëm në Tiranë javën e parë të shtatorit u vendosën 10,641 masa administrative.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme