Kryeministri Rama i dorëzon ‘Yllin e Mirënjohjes’, Nuncit Apostolik, Charles John Brown

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së dorëzimit të “Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike”, Nuncit Apostolik, Charles John Brown, tha se “ai ka qëndruar në vendin tonë si një vëlla”. Zoti Rama u shpreh se ndihet mirë që ai është i mallëngjyer për largimin nga vendi jonë, ku më tej i’u drejtua duke i thënë se “nuk është as i pari dhe as i fundit që e ka pasur të vështirë ikjen, pasi e ka njohur në të vërtetë Shqipërinë”.
“Mirënjohës të gjithëve që i jeni përgjigjur kësaj ftese, në ndarjen e këtij momenti të veçantë, duke i shprehur mirënjohjen tonë një zotërie, një njeriu shumë të vlerësuar nga të gjithë ju, dhe të gjithë ata që e njohën në Shqipëri. Ati i shenjtë e ka nëntitulluar enciklik mbi vllazërinë. Enciklika e tij më e fundit përkon edhe me largimin prej Shqipërie të të dërguarit të tij imzotit Çarls, që qëndroi mes nesh e me ne si një vëlla. Gjatë 3 viteve si shërbeu me zotnillëk. Çarlsi do mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve. I jemi për shumëçka mirënjohës një shtegtari mahnitës si Papa Francesku, por dhe që na dha mundësitë të kemi në vendin tonë, i cili shtegtimin e ka vokacion përveçse detyrë. Më vjen mirë që e shoh të mallëngjyer që do ta lërë Shqipërinë. Imzot nuk jeni as i pari dhe as i fundit që e ka pasur të vështirë largimin. Kam parë pak si ju që kanë ardhur me dëshirë në Shqipëri dhe kam parë shumë që nuk kanë dashur të ikin nga Shqipëria, sepse e kanë njohur siç është dhe jo siç duket nga larg”, tha zoti Rama, duke shtuar më tej se “Nuncit Apostolik erdhi në vendin tonë për të sjellë pajtimin dhe për të vënë drejtësi”.
“Ndjesë që nuk shpreh dot miqësinë dhe nderin për ju, ndaj më lejoni të marr fjalë hua. Kur ishe më i ri e lidhje vetë rripin dhe shtegtoje, kur je më në moshë, dikush tjetër të lidh rripin. Ju jeni mes të paktëve ambasadorë të Papës që nuk i pëkasin misionareve të karrierës diplomatike. Në një farë mënyre, ju nuk jeni vendas, por një shtegtar. Çfarë e karakterizon mikun tonë të çmuar që nderojmë sot është ecja, hedhja e hapave. Imzoti udhëtoi për të sjellë pajtimin dhe për të vënë drejtësi. Ku të ze nata nuk të zë dita. Nga nata e Irlandës ku ju ndezët dhe pak dritë u gjendët në mesin e Tiranës, ku nganjëherë bëhet natë në mes të ditës”, deklaroi kryeministri. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




