Kryeministri Rama letër Albin Kurtit: Të pres në Tiranë, të intensifikojmë marrëdhëniet tona

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi, kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Teksa e uron për zgjedhjen në krye të qeverisë së Kosovës, Rama i kërkon Kurtit intensifikimin e marrëdhënieve në mes të shteteve, si dhe për luftimin e pandemisë Covid-19.
Më tej ai shkruan se beson në ekipin qeverisës të Kurtit për t’i kapërcyer me sukses sfidat me të cilat përballet Kosova, ndërsa e fton Kurtin të vizitojë Shqipërinë.
“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës dërguar Kurtit.
Më poshtë letra e plotë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




