Kryeministri Rama mbërrin në Athinë, zbulon temat që do të diskutojë në drekën me Mitsotakis

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis. 
Mësohet Greqia do të mbështes Shqipërinë me një sasi vaksinash. Bisedimet do të fokusohen tek lufta kundër covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tona. 
Vec luftës anti-covid, edhe marredheniet mes dy vendeve, të mbetura të hapura pas delegimit të çështjes së detit në gjykatën e Hagës do të jenë pjesë e diskutimeve. 
Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve tona do të jetë një tjetër cështje që do të jetë pjesë e bisedimeve, ku pala greke parashikon edhe heqjen e ligjit të luftës. Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës,do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie. 
Në vazhdim kryeministri Rama do të drekojë me homologun e tij Mitsotakis, ku sipas burimeve të sigurta pranë palës greke,do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme