Kryeministri Rama njofton Samit për Ukrainën në Tiranë. Do jetë i pranishëm dhe presidenti Zelensky

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama  gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Shkupi, dha lajmin se do të zhvillohet një samit për Ukrainën në Tiranë.

Në këtë Samit pritet të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke u ndalur në këtë çështje , Rama tregoi për zhvillimin e këtij samiti të veçantë duke thënë se, “po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme