Kryeministri Rama reagon ashpër ndaj gjyqtarit të Korçës: I paudhi që liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, i cili kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, me argumentin se ka cenuar imazhin e gjyqësorit, pasi ka liruar në mënyrë të dyshimtë nga burgu Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali më ’97. Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Markeliano Kuqo, “është një i paudhë me çyrk gjykatësi, që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm”!

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!”, shkruan Rama. /rtsh.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme