Kryeministri Rama vizitë në Azerbajxhan, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës shqiptare në Baku

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zaerbajxhan, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ndërsa do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së ambasadës shqiptare në Baku. Rreth mesditës, kreu i qeverisë shqiptare pritet të takohet edhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev.
Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku morën pjesë në takimin e 10-të të Ministror të Këshillit Këshillimor që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, këtë të premte (1 mars).
Në një postim në Facebook, zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministrja e Energjisë, bën me dije se po ashtu u zhvilluan edhe një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike.
“Mirëmëngjes nga Baku! Në nisje të një dite të rëndësishme, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama , do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, por në rang europian”, shkruan Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



