Kryeministri Rama vlerëson TEA-n, aplikacionin për Shqipërinë turistike

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria ka prej muajsh një aplikacion të posaçëm për të informuar qytetarët dhe vizitorët e huaj mbi pikat turistike dhe kulturën e vendit.

Aplikacioni për celular, TEA (Tourism Events of Albania), u vlerësua të hënën nga kryeministri Edi Rama si një vlerë e shtuar përgjatë këtij sezoni të suksesshëm veror.

Platforma është organizuar në formën e një kalendari digjital ku radhiten programet turistike, kulturore dhe artistike për turistët që vijnë të zbulojnë Shqipërinë.

TEA është zhvilluar në Shqipëri nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe bashkitë e vendit.

Aplikacioni mund të instalohet falas në celularët Apple dhe Android.

Ai pasqyron mbi 1,100 aktivitete për grupmosha dhe kategori të ndryshme: arti, trashëgimia kulturore, festivalet muzikore, sporti, folklori, festat lokale, artet pamore, agroturizmi dhe kulinaria. 

Informacionet për çdo aktivitet mund të lexohen në shqip dhe në anglisht, ndërsa falë mundësisë së përdorimit të vendndodhjes gjeografike, përdoruesit mund të gjejnë edhe veprimtaritë për zonën ku gjendeni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme