Kryeministrja britanike Liz Truss jep dorëheqjen pas 45 ditëve në detyrë

Kryeministrja britanike Liz Truss ka dhënë pak më parë dorëheqjen nga detyra që mori 45 ditë më parë. Truss deklaroi se e mori detyrën në një kohë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare.
Njoftimi, i bërë nga Truss jashtë Downing Street, pason avullimin pothuajse të plotë të autoritetit të saj politik pasi rrëzoi tregjet, humbi dy ministra kyç dhe besimin e pothuajse të gjithë deputetëve të saj. Liz Truss është bërë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




