Kryeministrja serbe: Jam gati të jap dorëheqje në çdo moment

Rajon | 3 vite më parë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është shprehur e gatshme të japë dorëheqjen nga posti i kryeministres. Mediat duket se kanë ndikuar në marrjen e vendimit për dorëheqje të kryeministres aktuale në Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Brnabiq sqaron se kërkesa për dorëheqje është refuzuar nga presidenti, Aleksandar Vuçiç.

“Duke pasur parasysh shkrimet e mediave, thjesht për të qenë të qartë, unë jam gati në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministër, dhe presidenti Aleksandar Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje,” tha Brnabić 

Kryeministrja shprehet se nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve. “Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç”, shkruan ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme