Kryetari i PD, Lulzim Basha: Të çrrënjosim të keqen e madhe që ka pushtuar vendin

Kronikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore tha se PD do të sjellë ndryshimin, do i jap fund tranzicionit që ndodhet vendi duke çrrënjosur të keqen e madhe që po e qeveris dhe ka përvetësuar  burimet natyrore dhe pasuritë e vendit

“Me bashkimin tonë për ndryshim do të sjellim ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren për çdo shqiptarë. Edhe 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, të zhvillimit, të punësimit dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane. Jemi këtu sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, ti japim fund tranzicionit shqiptarë dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europaine të Shqipërisë. Më të mirë dhe të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit, pasi Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor. Ne sot më shumë se kurrë duhet të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë, duhet të ndalojmë varfërinë dhe zbrazjen që po i ndodh sot Shqipërisë.  U bë mbi një vit që nisëm marshimin për të ndryshuar vitin tonë, këtë e bëjë me dëshirë pasi puna jonë është një sakrificë për vendin, për kombin, për shqiptarët. Po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe përvetësojë të gjitha pasuritë dhe burimet që zoti ia ka falur bujarisht Shqipërisë. Po luftojnë për një grup njerëzit që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre”, tha Basha. 

Kreu i PD tha se më 25 prill popullit do t’i hiqet barra e një qeverie të korruptuar “dhe do të çlirojë oksigjen dhe pozitivitet për çdo shqiptar.”

Kreu i PD-së Basha tha se në takimet në të gjithë Shqipërinë ka marrë mesazhe të forta nga shqiptarët se janë gati për ndryshimin e madh.

“Ne po zhvillojmë një betejë edhe brenda vetës. Shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Por unë jam një pyetje për ju: A është kjo ajo që ne meritojmë? A është papunësia ajo që ne meritojmë? A është largimi i rinisë ajo që meritojmë? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Ne shqiptarët meritojmë më shumë, ne mundemi të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Unë kam marrë përqafimet e ngrohta nga jugu në veri. Kam marrë mesazhin se ndryshimi po vjen, se Shqipëria po ndryshon. Kam lexuar në sytë tuaja një frymëzim të madh. Shqiptarët anekënd vendit më kanë thënë që ‘jemi gati për ndryshimin e madh.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme