Kryetarja e “Kushtetueses” takohet me David Wisner, Zaçaj: Ja sfidat me të cilat përballemi

Aktualitet | 3 vite më parë

I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të Ambasadës që mbështesin sektorin e drejtësisë në Shqipëri u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot

një vit pasi Gjykata plotësoi numrin e anëtarëve, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, i Ngarkuari me Punë David Wisner përgëzoi anëtarët për punën e tyre dhe përsëriti mbështetjen e SHBA për shërbimin e Gjykatës ndaj popullit shqiptar.

Gjykata Kushtetuese në një njoftim për median bënë të ditur se, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, zonja Holta Zaçaj, gjatë takimi vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.

Po ashtu, Kryetarja Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik.

Në këtë kontekst, e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet.

Sipas saj,  sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore. Gjykata po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme