Kryetarja e Kuvendit, takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, Ambasadorin në Hungari,  Ilirian Kuka, Ambasadorin në Këshillin e Evropës,  Dastid Koreshi, dhe Ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Kryetarja Spiropali diskutoi   mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Kryetarja Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës  Hungareze si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit. 

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, Kryetarja Spiropali shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e Kuvendit me KiE dhe Asamblenë Parlamentare, ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve pas daljes së Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE si edhe vijimin e përpjekjeve dhe të lobimit për pranimin e Kosovës në KiE.

Me Anila Bitri Lani, Ambasadore në Itali, biseda u përqëndrua në bashkëpunimin e Kuvendit  me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme