Kryqi i kuq ndihmë financiare për familjet në nevojë

100 familje në nevojë kanë përfituar një ndihmë financiare me një vlerë 120 mijë lekë të vjetra, një inisiativë e ndërmarrë nga federata e Kryqit të Kuq. Mikel Vllahu drejtori i Kryqit të Kuq dega korçë është shprehur se për herë të parë ndihma për familjet në nevojë është financiare dhe familjet janë përzgjedhur duke u bazuar tek një sistem i krijuar posaçërisht për përzgjedhjen e tyre dhe nuk lejon hapësira për proçedime. Sipas tij për të evidentuar familjet në nevojë puna ka filluar që në muajin janar dhe është bashkëpunuar me Drejtorinë e Kujdesit Social në Bashkinë e Korçës dhe të Maliqit por gjithashtu edhe me organizata kryesisht atë rome. Risi e këtij projekti sipas Vllahu është se përfituese kanë qënë zonjat kjo sepse janë ato që i njohin më mirë problematikat e familjes.
Nga ana tjetër Kryqi i Kuq dega Korçë prej dy javësh ka vijuar edhe me shpërndarjen e pakove ushqimore ku përfitues kanë qënë 90 familje të tjera në nevojë të cilat nuk plotësojnë standartin minimal të jetesës ndërkohë që në kushtet e pandemisë situata financiare e ketyre familjeve është rënduar edhe më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




