Kthesa e Liqenit/ Autoboti del nga rruga, shkak dyshohet lagështia

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier–Levan.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit dhe nuk raportohet për viktima.
Mësohet se autoboti ka qenë pa ngarkesë në momentin e daljes nga rruga.
Shkak i aksidentit paraprakisht mendohet se është bërë lagështira.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




