Kthjellime dhe rritje temperaturash, moti për ditën e premte

Dita e sotme do të nisë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm, ndërsa mesdita do të sjellë një theksim të vranësirave në zonat e ulëta dhe përgjatë kufirit lindor. Megjithatë nuk priten reshje shiu.
Temperaturat në pjesën e parë të ditës shënojnë vlerën minimale 13 gradë celcius, ndërsa në mesditë do të regjistrojnë temperatura maksimale në 35 gradë Celsius.
Era do fryjë me shpejtësi mesatare 40 km/orë në drejtimin veri-perëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




