Kthupi: Me Ramën do bashkëpunojmë për sistemin zgjedhor. Ja propozimet tona!

Rezart Kthupi, sekretar i çështjeve ligjore në PD deklaroi në emisionin “3D” në RTSH se ata janë gati të bashkëpunojnë me Partinë Socialiste për sistemin zgjedhor. Ai u shpreh se ata tashmë kanë përfaqësuesin e tyre në Komision e Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn.
“Ne kemi përfaqësim në komision, zoti Alibeaj. Ne kemi çuar draft propozimet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Komisioni i reformës Zgjedhore ka dhe 3 muaj afat. Ka të gjitha mundësitë që të diskutojë mbi propozimet. Këto t’i nënshtrohen diskutimeve në Komision dhe mbi bazën e atij që do jetë produkti të shkohet në parlament të votohet. Absolutisht gati të bashkëpunojmë me socialistët”, u shpreh ai.
Kthupi theksoi se ata kërkojnë listat e hapura, që sipas tij do të ristrukturonte edhe pjesën brenda partive politike.
“Me listat e hapura do ristrukturohet edhe pjesa brenda partive politike. Zgjidh jo vetëm kryetarokracinë, por shumë gjëra. Listat e hapura mund të bëhen dhe në formën që është tani, nuk është ndryshim sistemi. Niveli i parë i prioritetit është listat e hapura, pavarësisht se ndryshon apo jo sistemi, prioriteti tjetër është ndryshimi i sistemit”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




