Kujdes me ushqimin në festa – Këshilla nga specialistët e shëndetit publik

Për të kaluar festa të gëzuara dhe pa problematika shëndetësore kujdes së pari duhet të bëjmë me ushqimin. Ky është rekomandimi i parë që vjen nga specialisti i shëndetit publik Bledar Ahmetaj këtë fund vit që i adresohet kryesisht të sëmurëve kronikë, grave shtatzëna dhe fëmijëve.
Për sa i përket pijeve alkoolike, duhet zgjedhur çfarë do të konsumojmë gjatë një darke apo dreke dhe jo ti kombinojmë aq më tepër me lëndë narkotike.
Një këshillë tjetër që vjen për natën e ndërrimit të viteve është kujdesi që duhet treguar në përdorimin e mjeteve piroteknike.
Për të gjithë ata që do të lëvizin jashtë ambienteve familjare pas ardhjes së vitit të ri sugjerohet mos ekspozimi i tepërt në të ftohtë. Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e kodit rrugor dhe mbi të gjitha të mos e tejkalojnë me alkoolin me qëllim shmangien e problematikave që mund të jenë edhe fatale për jetën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




