Kulla pas TKOB, PD thirrje SPAK: Nxirrni të vërtetën mbi këtë investim gjigant

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë në lidhje me financimin e kullës që po ndërtohet pas Teatrit të Operës dhe Baletit.
Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, në një dalje për mediet iu drejtua Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion për të nxjerrë të vërtetën mbi “Malin e Tiranës”.
Karabina theksoi se “Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes”.
Sipas saj, vetingu në politikë, miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëvë të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive janë domosdoshmëri jetike për fatet e zhvillimit të vendit.
“Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbim i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare,” tha zëdhënësja e PD.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




