Kullimi dhe vaditja e tokave në Finiq, 550 km kanale në 5 njësitë administrative të bashkisë

Fusha e Vurgut prodhon rreth 1,5 miliard lek të ardhura nga kultura e misrit. Prandaj dhe infrastruktura me kanalet kulluese dhe vaditëse luan rol vendimtar për punën e fermerëve.
Në 5 njësitë administrative shtrihen rreth 550 km kanale kulluese dhe vaditëse, ku peshën kryesore gjatë stinës së verës e mbajnë kanalet “Thoma Filipeu”, si dhe kanali vaditës në fushën e Finiqit.
Po ç’ farë masash ka ndërmarrë drejtoria vendore e bujqësisë, për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të fermerëve ?
Aristotel Mitro Drejtor i Bujqësisë tha se “ ka nisur puna për pastrimine kanaleve vaditëse, njëkohësisht edhe me ato kulluese. Jemi në rrugë të mirë. Kemi planifikuar për hajpen e kanaleve të reja”.
Megjithatë, Bashkia e Finiqit , e cila renditet e dyta për nga sipërfaqja në gjithë Qarkun e Vlorës, ka në dispozicion vetëm një mjet për punët në bujqësi.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



