Kultivim kanabisi/ Megaoperacioni në Krujë çon në pranga 8 persona, në kërkim 5 të tjerë

Aktualitet | 3 vite më parë

Tetë persona kanë rënë në pranga të policisë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor anti-kanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”.

Hetimet e drejtuara nga SPAK kanë nisur tri vite më parë.  

Policia njofton se “Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftim.

Në pranga ranë:

-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

– S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur:

-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja” vijon, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtyre veprimtarive kriminale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme