Kultivimi i pjeshkës në Maliq, fermeri Gurkazi Nezir, i vetmi që kultivon këtë frut në Qarkun Korçë

Sociale | 3 vite më parë

Fermeri Gurkazi Nezir nga fshati Pojan i Maliqit, është i vetmi në Qarkun e Korçës i cili kultivon frutin e pjeshkës. Pas një studimi të kushteve klimatike dhe përzgjedhjes së kultivarit Venus, i cili mund t’i rezistonte klimës së Korçës, ai ngriti një pemtore prej 5 dynymësh me pjeshkë.

“Pavarësisht se është shumë e vështirë për ta mbajtur, sidomos në periudhën e muajit prill. Fermeri duhet të jetë shumë i vëmendshëm për ta kontrolluar çdo ditë temperaturën dhe pemën”, tha Neziri.

Fermeri shton se prodhimi për këtë vit ka qenë i mbarë dhe i bollshëm ndërsa tashmë janë në përfundim të vjeljes së tij.

“Sivjet prodhimi ishte jashtëzakonisht i mirë, frutat shumë cilësore, edhe prej zonës sepse vetë temperaturat që ka Korcca, se nuk janë të larta që të dëmtohet”, shtoi ai.

Veç frutit të pjeshkës, fermeri kultivon edhe disa varietete të mollës, prodhimi i të cilave gjithashtu ka qenë i kënaqshëm.

“Unë këtu kultivoj 2 ha ose 20 dynym mollë me kultivarë të ndryshëm. Edhe me mollën jemi të kënaqur. Sivjet për mollën ishte e vështirë për ta mbajtur”, përfundoi Neziri.

Veç këtyre frutave, fermeri kultivon edhe arra, ku ka mbjellë 12 rrënjë të tilla, nga të cilat merr prodhim.

Gazetare: G.Sali

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme