Kupa e Gjermanisë, Bayern turpërohet nga një skuadër e Ligës

Marrëdhënia e hidhur e Thomas Tuchel me Dfb-Pokal vazhdon, ajo që vitin e kaluar pa Bayern-in e tij të largohej nga skena në çerekfinale disa ditë pasi ai mori drejtimin. Megjithë epërsinë e shënuar nga Müller (16′), bavarezët u përbysën nga Saarbrücken, skuadër që merr pjesë në Ligën 3 në Gjermani. Gaus realizoi golin e 2-1 në minutën e 96-të, që nënkuptonte eliminimin e bavarezëve.
Edhe Freiburg është gjithashtu jashtë Kupës së Gjermanisë, pas humbjes 1-3 përballë Paderborn. Bilbija(dopietë) dhe Muslija firmosën disfatën e skuadrës së drejtuar nga Christian Streich.
Dortmund dhe Bayer Leverkusen avancojnë, pas fitoreve respective: me Hofenheim 1-0 dhe Sandhausen 5-2.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




