Kupa e Spanjës, çerekfinalet premtojnë spektakël

Pas betejave që u zhvilluan në fazën e 1/8-ve të finales, është hedhur menjëherë shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Tetë skuadrat e kualifikuara do të përballen në një sfidë teke me eliminim direkt për të përcaktuar katër ekipet që do të vazhdojnë rrugëtimin në gjysmëfinalen e turneut.
Shorti ka dhuruar përballje mjaft interesante, por ka evituar derbin bask apo sfidën Barcelona-Atletico Madrid.
Athletic Bilbao-Barcelona dhe Atletico Madrid – Sevilla janë dy ndeshjet më interesante të këtij turi. Surpriza Girona do të sfidojë Mallorcan për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Celta Vigo do të ndeshet me Real Sociedad. Ndeshjet do të luhen në datat 23, 24 dhe 25 janar.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




