Kupa, luks për Kastriotin

Goli i Redon Mihanës rezultoi vendimtar në fund të një sfide ku të gjitha parashikimet ishin kundër Kastriotit. Skuadra e Emiljano Çelës arriti suksesin jetik në Shkodër duke rihapur edhe gjithë betejën e mbijetesës pasi me këto 3 pikë mund të synojë për tu rikthyer në mesin e artë edhe pse rruga është shumë e gjatë. Fillimisht, trajneri beratas duhet të mendojë për Kupën e Shqipërisë. Të martën, vetëm 3 ditë nga 90 minutat intensive të Shkodrës, Kastiroti pret kampionët në fuqi të vendit në një ndeshje që do të heqë shumë pikëpyetje rreth skuadrës që do të vazhdojë më tej në këtë kompeticion.
Tirana dukshëm e avantazhuar gjithashtu mund të hasë probleme pasi në fundjavë vuajti në një ndeshje të komplikuar. Gjithsesi, në radhët e krutanëve nuk e kanë luksin për rotacione të bollshme dhe Çela pritet të hedhë në fushë një pjesë të madhe të bërthamës së skuadrës që triumfoi në Shkodër.
Dëmtimet e kanë penguar jo pak trajnerin që të punojë i qetë dhe i pakushtëzuar, ndërsa gjatë ditës së djeshme skuadra është lënë pushim. Sot pak pas mesditës skuadra zbriti e plotë në fushën stërvitore, ndërsa pavarësisht problemeve të vogla, grupi është i kompletuar edhe pse Kupa mbetet një luks në këtë situatë për Kastriotin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




