Kurban Bajrami/ Veliaj vizitë në selinë e KMSH: Dita e sprovës dhe reflektimit, në çdo qendër sociale do shërbehet dreka e Bajramit

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vizituar këtë të mërkurë (28 qershor) selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se kjo festë është ditë e sprovës dhe reflektimit.

“Kurban Bajrami është dita e sprovës dhe sot duhet të reflektojmë për kohën ku jetojmë. Secili prej nesh duhet të sakrifikojë egot, inatet, mëritë sepse një qytet bëhet më i mirë kur sakrifikojmë gjëra si këto, që nuk janë të dobishme. Ne mund të jetojmë edhe pa inate, edhe pa smirë, edhe pa xhelozi, edhe pa stërkëmbësha”, tha Veliaj, teksa shtoi se në këtë ditë feste, Bashkia ka vënë në dispozicion të besimtarëve për faljen e namazit, sheshin “Skënderbej’.

 “Më vjen mirë që sot në mëngjes, pavarësisht se Tirana shumë aktivitete – sheshi ishte i zënë me përgatitjet për koncertin e Enrique Iglesias, por një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë – akomoduam të gjithë besimtarët myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’. Ndërkohë, në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, por edhe të Qarkut të Tiranës, Prefekturës së Tiranës, në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, do të shërbejmë vaktet tona. Në disa familje kemi çuar ushqime në shtëpi, që të sigurohemi që asnjë nuk ndihet vetëm. Vërtet ky është një qytet i madh dhe ka shumë bereqet dhe ekonomi, por parimi i qytetit të mirë është: teksa qyteti zhvillohet, askush të mos ngelet pas dhe të mos ndihet që nuk kishte mjaftueshëm për të festuar, ndaj secili sipas mundësive sot, të ndihmojë një fqinj”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme