Kurset profesionale, qendrat e formimit shtojnë mundësitë e zgjedhjes

Zhvillimet ekonomike dhe diversifikimi i sipërmarrjes në vend kanë nxjerr në pah kërkesa specifike të bizneseve të ndryshme për fuqi punëtore.
Për t’iu përshtatur këtyre kërkesave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përveç kurseve standarde që ofrojnë qendrat e formimit profesional, ka mundësuar edhe ofrimin e kurseve të veçanta. Por sërish mbetet disa të preferuara prej tyre.
Etleva Gjelaj, drejtore e menaxhimit te arsimit profesional ne AKPA shprehet se “për femrat vazhdon të jetë më e preferuar kuzhina, estetika, parukeria, ndërsa për meshkujt janë kurset teknike më të preferuarat.
Përqindja e qytetarëve që përformojnë këto kurse për t’u punësuar menjëherë rritet vit pas vit.
Vetë studentët e këtyre qendrave shprehen se këto kurse i krijojnë mundësi edhe vetpunësimit.
Këto kurse ofrohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin dhe për ata që janë punëkërkues të papunë, janë falas.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




