Kurti optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Me rëndësi rritja e besimit

Ndërsa këtë të hënë do të zhvillojë një takim në Bruksel me presidentin, serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist se mes dy vendeve mund të arrihet një marrëveshje brenda vitit. Në një intervistë ekskluzive për EURACTIV, Kurti tha sipas tij, kjo nismë nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.
“Ajo që ka mbetur për të negociuar dhe nuk do të jetë aspak e lehtë pasi është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, tha Kurti.
Për Kurtin, është me shumë rëndësi rritja e besimit, pasi sipas tij, në të kundërt marrëveshjet nuk zbatohen.
“Nga ana tjetër, shpresoj që pasi t’i hapim bisedimet, duke u mbështetur në propozimin e BE-së, do të rrisim besimin, sepse marrëveshjet nuk janë të zbatueshme nëse nuk ka besim, prandaj duhet një nivel i caktuar i mirëbesimit. “tha Kurti duke shtuar se “dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel gjatë dekadave të mëparshme, nuk janë zbatuar nga Serbia”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




